Lamborghini prezanton modelin Veneno Roadster

Kompania italiane Lamborghini, edhe zyrtarisht ka zbuluar modelin e ri të veturës sportive, Veneno Roadster. 

Ky model i ri paraqet një krijim ultra modern që është pjesë e festimit të 50-të vjetorit të themelimit të kësaj njësie, që është i kufizuar në vetëm nëntë njësi dhe që çmimin fillestar e ka 3.3 milionë euro.

Edhe nëse jeni të gatshëm të paguani këtë shumë të hollave mos prisni që të keni kulm mbi kokë, pasi ky model është vetëm kabriolet.I përshkruar nga Lamborghini si një prototip garues, Veneno Roadster posedon motorin e njëjtë sikur të Aventador më 6.5 litra V12, i marrë nga modeli kupe që prodhon 750 KF.

Kjo fuqi motorike i mundëson kësaj veture sportive që shpejtësinë prej 0-100 km/h ta arrij për vetëm 2.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 355 km/h.

Lajme të ngjashme

Back to top button