Majko: Maqedonia në udhëkryq

Ngjarjet e dhunshme në Kumanovë po vendosin në udhëkryq shtetin e Maqedonisë. Ish – Kryeministri Pandeli Majko në një intervistë për Televizionin Klan, sheh si përgjegjëse të kësaj situate palën maqedonase.

Kjo situatë sipas tij, e gjen burimin tek moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit të vitit 2002, pasi në Maqedoni po ndiqet një politikë e njëanshme.

Përgjegjëse ish – Kryeministri bën edhe forcat politike shqiptare.

Sipas Majkos shqiptarët janë viktima jo vetëm të politikës së brendshme të Maqedonisë, por edhe të palëve të treta që kanë interes që Maqedonia të jetë e destabilizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button