Kerry: Assad pengesë për zgjidhjen e konfliktit në Siri

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se nuk mund të ketë zgjidhje paqësore të konfliktit në Siri, për aq kohë sa presidenti Bashar al- Asad mbetet në pushtet.

Sekretari Kerry i bëri komentet të hënën pas takimeve ndaras me Ministrin e Jashtëm të Katarit, Khalid al- Attiyah dhe me Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Princin Saud al- Faisal, në përgjigje të njoftimeve se zoti Assad synon të kandidojë për t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm.

“Tani unë nuk e di se kush beson se opozita do të pranojë që Bashar al –Asad të jetë pjesë e një qeverie kalimtare. Dhe nëse Bashar al – Assad mendon se do t’i zgjidhë problemet duke kandiduar për një mandat tjetër, unë mund t’i them atij me siguri se kjo luftë nuk do të përfundojë për aq kohë sa ai vazhdon të jetë në pushtet.” tha Kerry.

Sekretari Kerry sot shkon në Londër për një takim me anëtarët e tjerë të rëndësishëm të grupit Miqtë e Sirisë dhe me opozitën siriane. http://www.albeu.com/bota/kerry-assad-pengese-per-zgjidhjen-e-konfliktit-ne-siri/129257/

Lajme të ngjashme

Back to top button