Stamboll, të shtëna në aeroportin Ataturk

Një person ka vdekur si pasojë e të shtënave në aeroportin Ataturk të Stambollit mbrëmë pas mesnate.

Ilyas Ugar, 30 vjeç, u vra pasi u qëllua nga një 19-vjeçar, i identifikuar si Ersin G. Viktima vdiq në vendngjarje, transmeton mesazhi.

Të shtënat kanë shkaktuar panik në aeroportin më të madh dhe më të ngarkuar të Stambollit. Një kalimtar u plagos nga plumbat, por gjendja e tij është jashtë rrezikut. Sulmuesi u arrestua nga policia dhe është në paraburgim.

Lajme të ngjashme

Back to top button