Obama dhe Hollande kanë biseduar për zbulimet e inteligjencës

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka telefonuar presidentit të Francës, Francois Hollande, për të disktuar për raportet në media se inteligjenca e Shteteve të Bashkuara i ka përgjuar miliona thirrje telefonike të shtetasve francezë.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, mbrëmë vonë, presidenti Obama i tha presidentit Hollande se disa nga zbulimet ishin “të shtrembëruara”.

Ai, poashtu, tha se Shtetet e Bashkuara po i rishqyrtojnë praktikat e inteligjencës së vet.

Dje, qeveria e Francës e ka ftuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Paris për ta dënuar spuinimin e dyshuar si “totalisht të papranueshëm”.

Sipas një raporti në gazetën franceze Le Mond, që tha se për bazë i kishte zbulimet nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara, i kishte përgjuar më se 70 milionë thirrje telefonike franceze dhe imejla në periudhën prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button