Tetovë, simulimi i aksidentit – ngjalli frikë te qytetarët (FOTO)

Nëpërmjet simulimit të një ngjarje të rëndë trafiku me më shumë se 16 persona të plagosur, që u zhvillua në autostradën Gostivar-Tetovë,  institucionet shëndetësore u munduan të përgjigjen në pyetjen se sa janë ta gatshme institucionet e vendit të ballafaqohen me këto lloj situatash.

Drejtori I Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, Ferid Muça, është i kënaqur nga performanca e ushtrimeve simuluese.

Sipas ti, ambulance në vendin e ngjarjes ka mbërritur për 6 minuta ndërsa për 10 minuta ishin transportuar të plagosurit në Repartin Urgjent.

“Së bashku me shtëpinë shëndetësore dhe Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar kemi treguar se jemi të gatshëm për këto situata dhe të përgatitur profesionalisht. Për një kohë të shkurtër kemi shpëtuar 16 viktima dhe bëmë një koordinim të shkëlqyer me Ndihmën e shpejtë dhe Qendrën Urgjente”, tha Muça.

Gjatë simulimit të ushtrimeve udhëtarët që rastësisht ishin aty, të frikësuar kanë pyetur nëse aksidenti ishte I vërtetë dhe si mund të ndihmojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button