Porosia e gjyqit për gazetarët: Mos u frikësohuni, por edukohuni!

Gjykata Themelore e Shkupit 1, pas dënimit të shqiptuar ndaj gazetarit Tomisllav Kezharovski, lëshon porosinë për pushtetin e shtatë: “ Nuk duhet të frikësoheni, por duhet që të edukoheni për procedurat ligjore si dhe për seriozitetin e  disa fakteve që nxirën”. Kjo porosi pason menjëherë pas kritikave të lëshuara ndaj Gjykatës Penale, nga ana e SHGM-së dhe MAN si dhe OSBE”.

Nga njësia e Gjykatës Themelore e Shkupit, thonë se me reagimet e tilla dëshirohet që të tregohet se gjykata praktikon masa drakonike ndërsa gazetari është pjesa shkencore i cili nuk ka qenë aspak i vetëdijshëm për pasojat e teksteve të publikuara.

Gjykata i referohet thyerjes së ligjit për dëshmitarët e mbrojtur, nga ana e Kezharovskit, gjatë publikimit të teksteve të tij në revistën “Reporter”.

Lajme të ngjashme

Back to top button