Me burgosjen e Kezharovskit, pushteti tenton të frikësojë mediat, flasin ekspertët

Denimi me burg prej katër vjetë e gjysmë i gazetarit Tomisllav Kezharovski ka shkaktuar reagime të shumta.

Eksperët shqiptarë thonë se bëhet fjalë për absurditet dhe tendencë të heshtin të gjitha mediat të cilat në të ardhmen do të orvaten të merren me cështje hulumtuese.

‘Burgosja gazetarit Kezharovski është një absurditet i kohës i cili është instrument në duart e pushtetit se si duhet të disiplinohet gazetaria e lirë dhe se si duhet të disiplinohet gjyqësia e lirë. Esenca e këtij dënimi dhe këtij gjykimi është një mistere të cilën shteti e ka ruajtur shumë në kujtesë dhe dikush këtë mistrie siç është ky dëshmitari i huaj dhe të tjerë, dikush ka dashur ta zbulojë skenarin shtetëror. Rreziku është shumë i madh për arsye se kjo do të bëhet praktikë dhe tendencë me të cilët pushteti do të disiplinojë jo vetëm gazetarët por edhe qytetarët në përgjithësi’ tha Alajdin Demiri.

Vendimi për dënim me burg për Gazetarin Tomisllav Kezharovski, është një vendim drakonik që cenon lirinë e shprehjes dhe në përgjithësi lirinë e informimit dhe medieve në Maqedoni, shprehet profesori universitar Sefer Tahiri.

‘Pas këtij vendimi natyrisht se do të mbjellët frikë tek gazetarët lidhur me atë se çfarë do të shkruajnë, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të kriminalitetit dhe çështje të aferave dhe korrupsionit. Ky vendim tregon edhe një herë se gjendja e medieve në Maqedoni është shumë e vështirë, liria është cenuar në masë të madhe jo vetëm nga pushteti politik por edhe pushteti gjyqësor dhe kjo është pasojë e ndikimeve të shumta politike që i bëhen në përgjithësi medieve dhe gazetarëve të cilat shkruajnë për çështje të ndryshme sidomos kur bëhet fjalë për çështje senzitive siç ishte vrasja e kryeredaktorit të Gazetës Fokus Nikolla Mlladenov’ thekson Tahiri.

Gjykata themelore e Shkupit ka dënuar me katër vjet e gjysmë burg gazetarin, Tomisllav Kezharovski, i akuzuar për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në rastin e një vrasjeje në një fshat të Velesit.

Gazetari është shpallur fajtor përkundër faktit që dëshmitari, identitetin e të cilin ai e kishte zbuluar, ka rezultuar i rrejshëm.

Pala mbrojtëse ka thënë se gazetari Kezharovski është dënuar me qëllim që të mos vazhdojë hetimin tjetër lidhur me vdekjen misterioze të botuesit të javores “Fokus”, Nikolla Mlladenov, për të cilin është thënë se ka vdekur në fatkeqësi komunikacioni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button