Gruevski të premten viziton Brukselin

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, të premten do të zhvillojë një takim me komisarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian Stefan Fule. Vizitën e ka paralajmëruar zëdhënësi i Fule-s, Peter Stano.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë në Nju Jork është paraparë të zhvillohet një takim tjetër mes ndërmjetësit për çështjen e emrit Metju Nimic dhe negociatorëve të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Jolevski dhe Adamntios Vasilakis. 

Stano, siç transmeton Evropa e Lirë, ka thënë se në fokus të këtyre bisedimeve do të jenë raporti i progresit por edhe proceset eurointegruese. 

Lajme të ngjashme

Back to top button