Liria e shprehjes dhe e medias, as për dysh!

Liria e shprehjes dhe liria e medias në Maqedoni nuk janë as për notën 2. Këtë e tregon hulumtumi i Institutit Friedrich Ebert, të cilët kanë vlerësuar lirinë e mediave në Maqedoni duke marrë parasysh disa parametra. Njëri nga realizatorët e hulumtimit Zvezdan Georgievski tha se në hulumtimin e radhës që duhet të bëhet pas 2-3 vitesh, pret që këto nota mizore të ulen edhe më tej.

“Notë më të madhe morri sektori i rregullativës ligjore, 2.8. Ma merr mendja se do të merrte notë më të madhe, po të mos ishte aktuale procedura e fshehtë për sjelljen e Ligjit për media. Sektorët e tjerë janë me notë 2. Nuk jam optimist se pas 2-3 viteve gjendja do të përmirësohet, përkundrazi mendoj se do të ulen notat. Por, do të shohim se si do të jetë”, tha Zvezdan Georgievski.

Gazetari Ljubomir Kostovski deklaroi se gjendja kritike e lirisë së medias në Maqedoni ka arritur 
kulmin me arrestimin e djeshëm të gazetarit Tomisllav Kezharovski, edhe pse lirinë e mediave e përbëjnë shumë parametra të tjera.

“Sigurisht se kulmi i gjithçkaje është ajo që na ndodhi dje me gjykimin e kolegut gazetarë Tomisllav Kezharovski.   Mirëpo, pjesë e lirisë së mediave është edhe ajo se a keni ju mundësi që të bleni gazetë në ndonjë fshat. Ose a ka sinjal ndonjë televizion në atë fshat. Gjatë hulumtimit sigurisht se ndikoi shumë edhe Ligji për media i cili ishte aktual, por edhe pritjet pozitive për digjitalizimin, i cili siç e shohim tani doli shumë më keq”, deklaroi Ljubomir Kostovski.

Kryetari i Partisë Liberale dhe deputeti Ivon Veliçkovski tha se gjendja në lirinë e medias do të përkeqësohet edhe më shumë me sjelljen e Ligjit për media, momentalisht në procedurë parlamentare.

“Duhet të them se notat janë zemërgjëra, edhe më të mëdha se sa duhet realisht. Gjendja reale nuk është as për 2. Arrestimi i Kezharovskit, Ligji për media, i cili si duket do të miratohet, gjitha këto e bëjnë Maqedoninë një ndër shtetet më kritike për sa i përket Lirisë së medias. Unë jam aboslutisht kundër që profesioni i gazetarit të definohet me ndonjë ligj”, tha Ivon Veliçkovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button