Cilat shërbime qeveritare elektronike ju duhen?

Fondacioni Metamorfozis i fton qytetarët e Republikës së Maqedonisë ta shprehin mendimin e tyre për shërbimet elektronike nga fusha e e-menaxhimit (?-qeveri, e-qeverisje) për të cilat ata kanë nevojë.

Janë të mirëseardhura mendimet dhe qëndrimet, kërkesat, si dhe përvojat e deritanishme nga shfrytëzimi i shërbimeve të e-qeverisjes, të cilat në formë të përmbledhur do të prezantohen para vendimmarrësve të të gjithë sektorëve me qëllim të nxitjes së zhvillimit të kësaj fushe.

Ju ftojmë që mendimet tuaja t’i shprehni nëpërmjet komenteve në Portalb në faqen tonë në Facebook, ose në gjuhën maqedonase nëpërmjet Ping.mk.

Lajme të ngjashme

Back to top button