Gati sa nuk “kërsitën” grushtat mes futbollistëve të Juves

Humbja e rëndë në “Artemio Francchi” përballë Fiorentinës në javën e fundit të Serie A ka qenë një goditje e fortë për futbollistët e Juventus. Ditën e djeshme, sipas asaj që shkruan torinezja sportive “TuttoSport”, futbollistët bardhezinj kanë patur një përplasje verbale në dhomat e zhveshjes mes tyre.

Sipas të njëjtit burim, është dashur ndërhyrja e trajnerit Antonio Conte për të qetësuar situatën që mund të eskalonte deri në përplasje fizike.

Kur jemi vetëm pak orë larg supersfidës në Champions League kundër Real Madrid gjërat në kampin juventin nuk duken aspak të mira dhe tekniku Conte ka një punë shumë të vështirë përpara.

Lajme të ngjashme

Back to top button