Arsyetohet Moyes: Lojtarët fitonin, e jo Ferguson

David Moyes i ka hedhur poshtë akuzat se Manchester United është në krizë për shkak të mungesës së Sir Alex Ferguson.

Barazimi 1:1 me Southamptonin i la kampionët 8 pikë larg vendit të parë, si dhe 4 pikë nga zona e fundtabelës. “Nuk është e lehtë të fitosh Premier League, sepse ka 6 skuadra që luftojnë për të”, – tha 48 orë më parë Ferguson, duke shtuar se fitimi i një titulli që në sezonin e parë nga i përzgjedhuri i tij në “Old Trafford” do ishte një sukses.

Por Moyes nuk mendon se tërheqja e Sir Alex është shkaku i krizës. “Fergusoni ka një histori të shkëlqyer dhe eksperiencë, por është paraqitja e lojtarëve në fushë ajo që vendos gjithçka”, – deklaroi 50-vjeçari, i cili e këshilloi Hodgsonin që, nëse do që Rooney të jetë 100% në Botëror, duhet ta kursejë në miqësoret e radhës me Kilin dhe Gjermaninë në nëntor.

Lajme të ngjashme

Back to top button