Nxënësit kërkojnë takim me ministrin Ademi

Të hënën në orën 13 nxënësit që po protestojnë prej 2 javësh, para ministrisë së arsimit, i kërkojnë një takim të ri ministrit Ademi.

Ndërkohë sot në orën 17:00, ata organizojnë protestën e radhës para ministrisë.

“Kërkesat tona janë të forta dhe në qëndrojmë në to. Do të ngelim këtu në frontin e shkollës së mesme, në diell e në shi vetëm me qellim që të kemi një arsim më të mire. Prandaj u bëj thirrje të gjitha nxënësve të shkollave të mesme, prindërve, dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të interesuar që të vijnë sot në ora 17:00 para ministrisë. Të vini sa më shumë që t’u tregojmë se nuk kemi hequr dorë nga qëllimi jonë.”, deklaroi Aleksandar Mileski, Plenumi i gjimnazistëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button