Sot protesta në shumë qytete të Maqedonisë

Shkupi po hyn sot në ditën e katërt të protestave kundër Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Protestat e nxitura pas publikimit nga opozita të bisedave të përgjuara të funksionarëve qeveritare ku dëgjohej se si ata fshihnin vrasjen e të riut Martin Neshkovski 4 vite më parë gjatë ditës pritet të shtrihen edhe në qytetet e tjera si Kumanovë, Ohër, Kavadarë, Prilep, Strumicë. Protestuesit e bëjnë përgjegjëse pushtetin për vrasjen e të riut dhe për dhunën policore të ushtruar ndaj tyre në protestat së martës mbrëma. Ata kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ministres së Brendshme Gordana Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button