Policia tmerron Banorët e fshatrave të Likovës

Frikë dhe revoltë tek banorët e komunës së Likovës, të cilët e kaluan natën nën shoqërimin e forcave të shumta policore, patrullimeve të shpeshta me mjete të blinduara dhe ngritjes së pikave të kontrollit të ngritura anembanë rajonit. Qëllimi i këtij patrullimi, siç mëson ALSAT, duket se kanë qenë dyshime për grupe të armatosura.

Ekipi i televizionit Alsat M vizitoi këtë rajon, por siç thanë banorët, në orët e para të mëngjesit, pikat policore u dislokuan. Ndërkohë, kamera e ALSAT vërejti se edhe OSBE ishte duke inspektuar më vete rajonin. Banorët e Gushincës dhe fshatrave të tjerë të Komunës së Likovës shprehen të shqetësuar nga paniku, ndërsa informatat për ekzistencën e grupeve të armatosura, i quajnë thjeshtë dezinformata.

Ata dyshojnë se bëhet fjalë për spekulime tendencioze që kanë për qëllim të tensionojnë situatën dhe të inskenojnë incidente pa nevojë.

E vetmja pikë kontrolli që vazhdon të qëndrojë ishte ajo mbi fshatin Likovë, në hyrje të fshatit Gushincë, ku policia kufitare legjitimonte çdo automjet që lëvizte në atë rrugë.

Lajme të ngjashme

Back to top button