PD: Meta dhe Rama të marrin shembull nga qeveria e kaluar

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, i ka kërkuar dje kreut të Kuvendit, Ilir Meta, që të mos fusë për votim aktin normativ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2012 “Për buxhetin e vitit 2013”. 

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, e cilësoi aktin normativ të jashtëligjshëm, duke deklaruar se qeveria nuk mund të marrë hua për shpenzimet e administratës, por vetëm për financimin e projekteve të investimeve.

 Paloka deklaron se nga 240 milionë dollarë hua, 90 milionë dollarë do të shkojnë për shpenzime operative, pra për pagat e nëpunësve të administratës. Sipas aktit normativ të miratuar nga qeveria Rama, shpenzimet qeveritare do të rriten me 35 milionë dollarë. Deri në fund të dhjetorit, defiçiti do të rritet me rreth 220 milionë dollarë. 

Deputeti Paloka i kërkon qeverisë Rama që të marrë shembull nga qeveria e kaluar, e cila gjatë 8 viteve borxhin jo vetëm që nuk e përdori për shpenzime rutinore operative, por nga 5.4 miliardë dollarë investime, 4 miliardë janë mbuluar me borxh dhe pjesa tjetër nga të ardhurat.

Lajme të ngjashme

Back to top button