Ndërtimi i xhamisë më të madhe në Ballkan do të nisë me një ceremoni më 13 maj

Themelet për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Ballkan e cila do të ndërtohet nga Fondacioni i Çështjeve Fetare i Turqisë (TDV) do të nisin më 13 maj në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Kryetari i dytë i besuar i bordit të Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mazhar Bilgin, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency ka pohuar se xhamitë të cilat kanë një vend të rëndësishëm në Islam, janë platforma të rëndësishme të solidaritetit, ku ekspozohet uniteti dhe bashkëpunimi.

Bilgin i cili thekson se Islami i jep një rëndësi të madhe ndërtimit të xhamive tha se: “Xhamitë tona janë një nga veprat më të bukura arkitektonike të Islamit. Profeti Muhammed e ka cituar se ‘xhamitë janë vendet më të dashura në tokë tek Allahu’. Xhamitë janë vendet ku mësohet morali, saktësia dhe drejtësia, janë vende të rralla ku përpunohen vlerat e dashurisë, respektit dhe vëllazërisë”.

Ai ka përdorur shprehjen “Ndërtojmë vende të përbashkëta ku bashkohen zemrat dhe mendjet tona me çdo individ të Ummetit” dhe theksoi më tej se që në periudhën që kanë ndërtuar Xhaminë Koxhatepe në vitin 1975 e deri tani ata kanë ndërtuar 3 mijë e 421 në Turqi, dhe mbi 100 xhami dhe ndërtesa arsimor në 25 shtete të tjera.

– “Xhamia më e madhe në Ballkan”-

Bilgin ka theksuar më tej se themelet për ndërtimin e xhamisë do të nisin me një ceremoni me pjesëmarrjen e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, Presidentit të Shqipërisë, Buja Nishani, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez më 13 maj.

Bilgin ka theksuar më tej se xhamia do të ndërtohet në një hapësirë prej 10 dynym, do të ketë 4 minare dhe se punimet janë parashikuar të zgjasin 2-3 vjet dhe se do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan.

Ai gjithashtu ka theksuar se për ndërtimin e xhamisë janë të nevojshme edhe donacionet e qytetarëve të cilët janë të mirëpritur me ndihmën e tyre dhe për informacione të mëtejshme në lidhje me ndërtimet e xhamive në vende të ndryshme ai ka dhënë edhe adresat e internetit si ”www.diyanetvakfi.org.tr” dhe ”www.camilereyardim.com”.

Lajme të ngjashme

Back to top button