Rrihet funksionari i lartë i LSDM-së

Kryetari i Organizatës komunale të LSDM në Qendër, Sasha Bogdanoviq mbrëmë është rrahur jashtë shtëpisë së tij.

Sulmuesit të cilët ishin të maskuar sulmuan dhe goditën me shkopinj metalik, duke i shkaktuar atij dëm të rëndë trupor.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov tha sot se për shkak të ashpërsisë së lëndimeve Bogdanoviq u shtrua në spital në Qendrën Emergjente.

Ai gjithashtu informoi se në vendin e ngjarjes ishte i pranishëm edhe një polic i cili ka arritur të arrestojë njërin nga sulmuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button