Chelsea nuk ngopet me blerjet te Atletico

Blerja e Diego Costës dhe Felipe Luis nuk po duket të jetë fundi i pazarit të Chelseat me skuadrën e Atletico Madrid. Eksperti i transfereve në futbollin evropian, Gianluca Di Marzio ka njoftuar se Chelsea që tani ka nisur bisedime të reja me Atleticon.

Jose Mourinho i dëshiron në verë dyshen e kësaj skuadre, Diego Godin dhe Koke. Agjentët e futbollistëve janë takuar me Chelsean ku është diskutuar mundësia e blerjes të dyshes në verë.

Në pazar pritet të jetë edhe Felipe Luis që pritet të rikthehet në Altetico. 50 milion euro pritet të mjaftojnë për blerjen e dy yjeve të La Ligas.

Lajme të ngjashme

Back to top button