Ekspozitë e shkollave fillore nga Shkupi në Çifte hamam

Ekspozita vjetore e shkollave fillore të qytetit të Shkupit do të hapet sot në galerinë kombëtare të Maqedonisë, objekti Çifte hamam.

Nxënësit në bashkëpunim me pedagogët e artit nga shkollat e tyre, kanë punuar vepra në temë konkrete – akuarel. Në ekspozitë do të ekspozohen veprat më kreative dhe më interesante nga artistët e rinj në ekspozitën përfundimtare me vepra të përpunuara në teknikën akuarel. Ekspozita është me karakter garues që të rritet motivimi dhe interesi i nxënësve.

Me ekspozitën, galeria kombëtare e Maqedonisë përpiqet për stimulimin e artit figurativ në procesin edukativo-arsimor në shkollat dhe prezantim në opinion të krijimeve individuale dhe grupore të popullatës më të re nga shkollat fillore në qytetin e Shkupit.

Organizator i ekspozitës është Maja Dimitrova, edukatore në Galerinë kombëtare të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button