Shteti im është publiku

Ndonëse afro 50 vjet i është përkushtuar skenës dhe publikut, ai nuk lodhet kurrë. Madje thekson se do të këndojë deri në frymën e fundit. Këngëtari i dashur i shqiptarëve, Sabri Fejzullahu, ka treguar për Tribuna se është në përfundim të tri këngëve të reja.

“Jam në përgatitje të tri këngëve të reja. Dy nga to i ka kompozuar dhe orkestruar Virusi i grupit Elita 5, për të cilin pa hamendje mund të them që është kompozitori më i mirë shqiptar.

Tekstet e këtyre këngëve i ka bërë Fatmir Muja. Ndërsa për këngën e tretë kam punuar me Alban Furtunën në muzikë dhe orkestrim. Këngët janë pothuajse gati tani vetëm pres lansimin dhe vlerësimin e publikut”, ka treguar, ndërsa ka njoftuar se këngët do t’i plotësojë edhe me klipe.
Mst: ‘Do të këndoj deri sa të kem jetë’

E meqë po i afrohet 5 dekadave të ekzistimit në skenë, doajeni i muzikës shqipe nuk ka menduar ta shënojë me diçka të veçantë këtë ditë. “Nuk kam menduar të bëjë ndonjë gjë të madhe. Nuk ka gjë më të madhe sesa të punosh. Unë punoj me këngën plot 46 vjet pa u ndalur asnjë ditë dhe nuk ka shënim më të madh se kjo”./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button