Renova me lehtësi fitoi Metalurgun

Renova është kthyer me fitore nga dueli me Metalurgun, duke e mundur atë me rezultat 2:1, ndeshje kjo e cila ka rrumbullakësuar javën e 29-të të kampionatit të Maqedonisë në futboll.

Me këtë fitore Renova mbetet gjashtë pikë pas Shkëndijës, e cila dje fitoi Sileksin me rezultat 0:2.

Bardhekaltrit erdhën në epërsi në minutën e 33-të me autor Izair Emini, i cili arrit inë kuotën 17-të golave gjatë këtij kampionati. Vendasit barazuan në minutën e 65-të me Naumovskin, i cili në minutën e 85-të u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 80-të ekipi i trajnerit Qatip Osmani shënoi golin e fitores me anë të Markovskit. Ndeshja e radhës për Renovën është të dielën, kur do të përballet me Sileksin. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button