Kicker e fut Xhakën në 11 më të mirët

Granit Xhaka ka filluar të shkëlqej me skuadrën e Borussia Monchengladbachit, pasi sezonin e kaluar zhgënjeu me paraqitje.

Forma e mirë e mesfushorit kosovar nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga magazina prestigjioze gjermane Kicker. Kjo e fundit e ka përzgjedhur Xhakën në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të javës në Bundesligë. Reprezentuesi i Zvicrës ishte kreatori i fitores së thellë të Monchengladbachit ndaj Werder Brementi, me rezultat 4:1.

Ndërkohë, edhe tifozët e Monchengladbachit e kanë zgjedhur Xhakën si futbollistin më të mirë të ekipit për këtë javë.

Në votimin që u krye në portalin ‘pronline’, Xhaka ka mbledhur 53 përqind të votave, nga 1100 tifozë që morën pjesë në votim. Ai ka lënë pas Raphaelin që ka mbledhur 24 përqindë të votave dhe Juan Arango që tuboi 23 përqind të votave.

Lajme të ngjashme

Back to top button