Spikeri i Senatit të Kanadasë sot në Maqedoni

Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Maqedonis, Trajko Veljanoski, për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë po qëndron Noel Kinsella, spiker i Senatit të Kanadasë, i cili e kryeson delegacionin, në prëbërje të të cilit janë edhe senatorët Persi Down dhe Salma Ataullahjan.

Pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Veljanoski, sot, spikeri i Senatit të Kanadasë, Kinsella do të flasë para deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.

Siç është paralajmëruar, Kinsella do të ketë takime edhe me drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Valentina Bozhinovska dhe me liderët e pesë bashkësive fetare. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button