Presidenti kroat Josipoviç për vizitë zyrare në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në ditën e parë të qëndrimit në Shkup, Josipoviç do të ketë takim me homologun e tij, presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ndërsa të enjten do të bisedojë me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe me kryeminsitrin Nikolla Gruevski.

Gjatë vizitës së tij, Josipoviç do të takohet edhe me përfaqësuesit e bashkësisë kroate në Maqedoni.

Vizita në Shkup është pjesë e mini turnesë së Josipoviçit në rajon. Presidenti kroat, para ardhjes në Maqedoni do ta vizitojë Malin e Zi, ndërsa nga Shkupi do të niset në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button