Edhe një vendim kundër Maqedonisë në Gjykatën e Strasburgut

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg sot miratoi një tjetër vendim kundër Maqedonisë në favor të Marina Ilievskas nga Kriva Pallanka.

Ja historia e saj

Buri I Ilievskas në vitin 2009 ka kërkuar ndihmë mjeksore nga spitali i Kriva Pallankës sepse, siç tha ai, ajo ishte e shqetësuar dhe në stres. Mjekët kanë thënë se ajo duhet të dërgohet në spitalin psikiatrik në Shkup.

Dy polic dhe një motër medicinale kanë ardhur për ta dërguar në spital. Iliveska nuk ka dashur që të shkoj në Shkup dhe policia me forcë e ka ndarë nga fëmijët dhe e ka shtyrë në ambulancë. Buri I saj ju ka ndihmuar policëve për ta future në veturë, transmeton Portalb.

Gjatë rrugës është ushtruar dhunë ndaj të sëmurës nga ana e policëve, ndërsa më pas është ushtruar dhunë edhe nga ana e personelit mjekësor në spitalin psikiatrik. Kjo është vërtetuar nga ekipi mjekësor në Kriva Pallankë pasi ka bërë kontrollimin e pacientes, e cila me nënshkrimin e burrit është larguar nga spitali i Shkupit.

Ajo më pas ka ngritur padi penale kundër policëve dhe personelit mjekësor, ndërsa gjykata ka vendosur në favor të tyre dhe kundër Ilievskas.

Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg votoi në favor të Ilievskas, dhe ka kërkuar që kësaj të fundit ti paguhet një shumë prej 5 mijë e 300 eurove për dhunën e ushtruar ndaj saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button