Recension: Projekti “Maqedonia punëson” me rezultate të pritura fillestare

Aksioni për punësim të cilin e filloi pushteti në kuadër të krizës së vazhdueshme politike dhe si duket në prag të kongresit të partisë në pushtet, nga fillimi është prezantuar si shkop magjik për një çështje serioze ekonomike dhe sociale. Kur këtij problemi i qaset në mënyrë propaganduese, fitohen tekste me elemente të karikaturës dhe mund të shërbejë për tallje. Sidoqoftë, për ministrin për punë dhe politikë sociale këto rezultate mjaftojnë për vetëlavdërim dhe ky tekst pastaj është transmetuar në një sërë mediash të tjera: gjoja aksioni për vetëm disa ditë ka arritur “rezultate”. Të shohim se për çka bëhet fjalë?

Linku deri te artikulli origjinalMakedonija_vrabotuva: Projekti “Maqedonia punëson” me rezultate të pritura fillestare

Data dhe koha e publikimit: 30.04.2015, 18:15

Data e recensionit: 03.05.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Interesimi i kompanive për projektin”Maqedonia punëson” prej dite në ditë është gjithnjë e më madh dhe deri tani për katër ditë që kur ka hyrë në fuqi, për këtë masë kanë aplikuar mbi 50 kompani private për më shumë se 60 punësime, ndërsa tashmë janë realizuar 30 punësime në këto 50 kompani.“

Së pari lajmi, i cili bazohet në të dhëna që janë marrë nga ministri për punë dhe politikë sociale, janë konfuze: 50 kompani kanë aplikuar për 60 punësime, e janë pranuar vetëm 30, që do të thotë se nuk ka numër të mjaftueshëm kuadrosh ose persona me kualifikime të nevojshme? Dikush është dashur t’i sigurojë të dhëna adekuate ministrit, mirëpo, edhe ai është dashur ta shohë se çka flet. Sidoqoftë, ato 60 punësime menjëherë janë në nokaut, apo jo. E as që është ndonjë numër për t’u çuditur! Bëhet fjalë për projektin “Maqedonia punëson”, me ç’rast numrat që do të duhej të ishin të parëndësishëm edhe për një ditë pune në entet për punësim, si “frekuencë”, duhet t’i marrim senzacion!

Domethënë, pushteti “mbytet” duke punuar që ta zvogëlojë papunësinë enorme, sipas të cilës jemi në maje të kontinentit (zyrtarisht, sipas të dhënave të Entit për statistikë, në tremujorin e fundit të viti 2014 ka pasur 265.370 persona të papunësuar, gjegjësisht përqindja e papunësisë ka qenë 27,6 për qind).

Duke pasur parasysh se nuk bëhet fjalë për tekst që është vetëm raport nga kuvendi, por një analizë për, të themi ashtu, aksionin për punësim të qeverisë, është e pritshme që të ketë edhe shqyrtim adekuat të fushatës. Ja vetëm një kontribut tonin të vogël për portalin që merret me analiza dhe lajme ekonomike – me këtë tempo, nëse hipotetikisht kjo vazhdon (!) për një vit të tërë do të kishte 1.500 – 1.700 punësime, ndërsa sipas prezantimit të Spasovit në kuvend, ky aksion do të duhej të ishte edhe më efikas se aksioni paraprak i ministrisë së tij, gjatë të cilit, sipas ministrit, janë punësuar 8.000 të papunësuar.

Aksionet e këtilla gjithmonë i kanë këmbët e shkurtëra, mirëpo edhe mund të qeshemi, me gjithë hallin e kombit.

Lajme të ngjashme

Back to top button