Recension: Ku është kufiri i përzierjes në problemet e brendshme politike?

Si me komandë, në pothuajse të gjitha mediat maqedonase u paraqitën komente për atë se sa “larg shkojnë” vlerësimet e diplomatëve të huaj për gjendjet në vend. Kjo deridiku është logjike për faktin se vlerësimi i gjendjeve në vend, që është në “komë” politike, nga ana e njerëzve që i përfaqësojnë shtetet e huaja, tek ne me të vërtetë tashmë nënkupton heqjen e dorezave diplomatike. Dhe gjithsesi ky interes i mediave duhet t’i nënshtrohet kritereve të caktuara. Pjesa më e madhe e atyre teksteve së pari, vazhdimisht mbështeten në emrat e njëjtë të ekspertëve, dhe, ajo që është më me rëndësi, nuk i sqarojnë rrethanat në të cilat vjen deri te “ngritja e tonit” të diplomatëve, dhe, që është edhe më me rëndësi, pozita e vendit që është zgjedhur vullnetarisht, vazhdimisht të jetë temë e vlerësimit si kandidat për anëtarësim në strukturat euroatlantike!

Каде е границата на мешање во внатрешнополитичките проблемиLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Ku është kufiri i përzierjes në problemet e brendshme politike?

Koha e publikimit: 29.04.2015

Data e recensionit: 01.05.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Porositë e ambasadores gjermane Kristine Althauzer dhe të ambasadorit amerikan Xhes Bejli, për atë se sipas standardeve perëndimore do të duhej të kishte dorëheqje në Maqedoni që të ketë zgjidhje transparente gjyqësore të krizës politike dhe të aferave “Puç” dhe “Përgjimi”, shkaktuan një sërë reagimesh në opinion. Disa analistë konsiderojnë se nuk është në përputhje me konventat dhe praktikat ndërkombëtare që diplomatët të japin deklarata të tilla, që mund të interpretohet si përzierje në politikën e brendshme të vendit.

Autori e pranon që në fillim se sa i përket situatës – ne dhe diplomatët e huaj, ka dy interpretime të ndryshme. Njëri është se kemi përzierje të palejuar në punët e brendshme, dhe e dyta se diplomatët vetëm japin mendimin e tyre se çka duhet të bëhet në këto ngjarje.

Mirëpom në tekst ka dy deklarata (njëra është e të pashmangshmit Risto Nikovski, të cilin, siç thuhet, mund ta gjejmë edhe “në frigorifer në shtëpi”, si dhe të ish-diplomatit Dragan Janjatov), të cilët kërkojnë reagim të ashpër të shtetit dhe thonë se bëhet fjalë për përzierje të palejueshme në punët e brendshme të vendit. Mendimi i tretë i Ivica Bocevskit, poashtu, njërit nga komentatorët e arsenalit të “avokatëve” të të gjitha politikave të qeverisë, i cili thotë se këtyre mendimeve nuk duhet kushtuar vëmendje!

Dhe mu atëherë kur do të mendoni se tani e kanë radhën ata që kanë mendim ose qëndrim të kundërt, para së gjithash, ata që e respektojnë pozitën tonë si vend kandidat për NATO dhe BE, ekspertët “shterren”.

Mirëpo, kemi imputime në formë të kornizave që bëjnë krahasime me ish-të dërguarin në vend, Frovik, dhe “rolin e të keq” të afirmuesit të UÇK-së, gjegjësisht të Ali Ahmetit (partnerit të kolaicionit të Gruevskit tashmë shtatë vite!),pastaj merret shembulli i politikani çek Zeman, i cili gjoja ia paska mbyllur derën ambasadorit amerikan dhe të ngjashme. Ideja nga pjesa hyrës është humbur krejtësisht, ndërsa teksti nga qëllimi për të qenë një lloj tribune për temën nga titulli, shndërrohet në pamflet kundër diplomacisë amerikane, veçanërisht kundër diplomatit Bejli, ndoshta duke krijuar njëfarë alternative të MPJ-së së heshtur dhe enigmatike!

Ky është tekst që aspak nuk është kujdesur për mbajtur balanc dhe i cili përdor argumente të palejueshme. Për shembull, Froviku dhe veprimet e tij u pranuan edhe nga ana e VMRO-DPMNE-së, e cila e udhëhiqte qeverinë në periudhën 1998 – 2002, Çekia është anëtare e NATO-s dhe BE-së, dhe e ka për obligim që ta harmonizojë politikën e saj me atë të këtyre dy organizatave.

Lajme të ngjashme

Back to top button