Agim Çeku kandidat i PDK-së për Prishtinën

Partia Demokratike e Kosovës pritet të nominoj Agim Cekun si kandidat për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që mbahen më 3 nëntor.

Këtë mundësi për Klan Kosovën e ka paralajmëruar Lirak Çelaj, kryetar i degës së PDK-së në kryeqytet.

PDK- ka paralajmëruar një konferencë për orën 17:30 ku me gjasë do të zyrtarizoj kandidaturën e Çekut për këtë post.

Këtu mbase mund të bëhen publik edhe emrat e kandidatëve për qytetet e tjera, për të cilët ende nuk janë dhënë emra nga PDK-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button