BE: Politikanët menjëherë të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme

Komisioni Evropian  reagoi në lidhje me protestat para Qeverisë në Shkup, ku si pasojë u lënduan dhe arrestuan disa protestues ndërsa të lënduar kishte edhe prej policëve.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq deklaroi se BE përsërit shqetësimin e thellë për gjendjen në vend, siç u përmend në konkluzionet e Këshillit të ministrave të jashtëm të Bashkimit.

“BE shpreh keqardhje për shkak të lëndimeve të protestuesve dhe forcave të sigurisë. Si parim i përgjithshëm, Komisioni përsërit rëndësinë kyçe të lirisë dhe protestës së qetë si dhe bashkimin siç qëndron në konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Këto duhet të jenë vlera të bazuara në demokraci funksionale. Kjo duhet të jenë vlerat elementare të demokracisë funksionale. Përsëris nevojën që të evitohet përdorimi i forcës disproporcionale nga policia. BE do të dëshironte të rikujtoj se nga aktorët politik pritet menjëherë të ndërmarrin aksione për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme për krizën politike, përmes angazhimit konstruktiv për fillimin e dialogut përkatës politik dhe të kthehet besimi në institucione.”, deklaroi Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Back to top button