Gjendet parazit në ujin e pijshëm në Tetovë

Sabedin Jakupi nga Tetova, duke mbushur bidonat me uji të pijshëm, hasi në një befasi të vërtetë, nga cezmja doli një parazit i njohur me emrin “kimja e Kalit”. 

“Pasi fillova të mbushi bidonin e dytë,  pash dicka që lëvizë në uji, dicka e gjatë si kime  floke,  e nxora dhe e vendosa në një shishe, menjëherë pas kësaj gjeta edhe një parazitë  tjetër në formën e kimes rrëfen,   Sabedin Jakupi.   Fatkeqësisht thotë ai nuk është hera e parë që gjejë parazit të tillë në uji të pijshëm.  Kjo mund të jetë e rrezikshme për gjithë ne, veçanërisht  për fëmijët që pinë uji në cezme.

Paraziti i njohur si “Kime e kalit”, ndodhet në ujin e pa kloruar,  në vendet ku ka miza dhe insekte të tjerë.

Nga Instituti për shëndet publik në Tetovë, thonë se rrjeti i ujësjellësit për uji të pijshëm në Tetovë vazhdimisht klorohet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button