Recension: ОRAV: Të krijohen kushte që opozita të kthehet në Kuvend

Ky raportim nga konferenca për shtyp e euroambasadorit Aivo Orav, (30.04.2015), kushtuar shënimit të ditës së Evropës  – 9 majit, theksin e vë  te opozita. Prandaj edhe është bërë një përzgjedhje e tillë e konstruksionit të titullit, ku potencohet thirrja deri te opozita që të kthehet në Kuvend. Njëkohësisht, në tekst janë heshtur porositë më të rëndësishme – ato që i janë adresuar pushtetit. Që flet për (jo)objektivitetin në raportim dhe për atë se cilën anë e favorizon artikulli.

ОРАВ_ Да се создадат услови опозицијата_ - http___www.telegraf.mk_aktuelno_makeLinku deri te artikulli origjinal: ОRAV: Të krijohen kushte që opozita të kthehet në Kuvend

Data dhe koha e publikimit: 30.04.2015, 14:36

Data e recensionit: 01.05.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

POROSITË MË TË RËNDËSISHME JANË HESHTUR

Lexuesve u është përcjellë një informatë nga një ngjarje zyrtare, mirëpo kjo është bërë në mënyrë selektive. Burim i informatës është konferenca për shtyp e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe deklarata e tij është transmetuar saktë, mirëpo është “qëndisur dhe modeluar” me qëllim të caktuar. Prandaj, nga pjesa përmbajtësore dhe nga titulli fitohet përshtypja se në fokus të paraqitjes së euroambasadorit ka qenë opozita. Mirëpo, a është ashtu?

Në material qëllimisht është vënë “pendë” për vërejtjet mjaft të qarta të Oravit që kanë të bëjnë me pushtetin, e të cilat mund të dëgjoheshin ose të lexoheshin në disa media:

Madje edhe sikur të angazhohen shkruesit më të mirë të fjalimeve që të shkruajnë një fjalim për luftën kundër korrupsionit, kjo nuk do të thotë se gjendja me korrupsionin do të përmirësohet. Në ditët, javët e ardhshme priten më tepër vepra, e më pak fjalë të mira

 

Nëse vazhdoni vetëm të flisni, e ne nuk gjejmë asgjë pozitive që të shkruajmë në raportin për përparimin, atëherë rekomandimi për fillimin e negociatave do të vihet në pikëpyetje

 

Kur javën e kaluar vendet anëtare të Bashkimit Evropian i miratuan përfundimet e Këshilit të Evropës në Bruksel, ata e përdorën termin “seriozisht të brengosur”. Në aspekt diplomatik, nuk kemi çka të shtojmë. Seriozisht të brengosur. Edhe pse ky vendim nuk e fitoi vëmendjen e duhur në këtë vend, gjuha ishte shumë e qartë

 

Nuk është me rëndësi kush është mediatori, sikur të jetë edhe sekretari gjeneral i OKB-së, Ban Ki Mun, nuk jam i sigurtë se do të ketë rezultate më të mira nëse partitë nuk vendosin propozime serioze në tavolinë për të dalë nga kjo situatë

Këto pika të rëndësishme që u thanë në konferencën për shtyp të eurodiplomatit, japin një pasqyrë krejtësisht tjetër për thelbin e porosive të tij dhe kujt i drejtohen ato kryesisht. Kurse ajo, dukshëm dallon nga perceptimi që imponohet me tekstin që e recensojmë.

Detyra kryesore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën, ndërsa detyra e tyre gjatë transmetimit të informatave është që të jenë të sinqertë, objektivë dhe të saktë, si dhe të insistojnë ta pengojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve. Mirëpo, pikërisht këto parime themelore të gazetarisë, që janë shprehur edhe në preambulën e Kodit të gazetarëve, nuk janë respektuar në materialin që e recensojmë dhe i cili meriton notë negative. Për shkak se gjërat e paraqet në mënyrë gjysmake dhe te opinioni krijon një fotografi joreale, duke e ofruar vetëm këndvështrimin që i konvenon pushtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button