Nimetz vjen më 9 shtator me propozim të ri?

Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, javën e ardhshme do ta vizitojë rajoni, ka deklaruar Artan Grubi, shefi i kabinetit të kryetari të BDI-së, Ali Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Nimetz duhet të vijë në rajon më 9 shtator, por së pari do ta vizitojë Athinën. Grubi informatën për vizitën e Nimetzit në Greqi dhe në Maqedoni e plasoi një ditë pasi lideri i BDI-së u kthye nga vizita në Athinë, ku u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin grek të punëve të jashtme, Evangelos Venizelos.

Nga qeveria akoma nuk ka konfirmim të kësaj informate që vjen nga BDI-ja.
Përndryshe, sipas disa mediave, ndërmjetësuesi kësaj radhe vjen me propozim të ri, me të cilin do t’i njoftojë udhëheqësitë e të dyja vendeve.

Paradokohësh, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në Sofje deklaroi se propozimi i ri i Nimetziz është Maqedonia e Epërme, i cili, sipas tij, është i pranueshëm. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button