Ngjyra e verdhë në fasadën e Qeverisë është dëshmitare e pakënaqësisë së mbrëmshme

Vetëm ngjyra e verdhë në fasadën e qeverisë, e ngjyrosur nga vezët, të me të cilat protestuesit e kanë goditur godinën në shenjë revolte, për fshehjen e vrasjes së Martin Neshkovskit, ka mbetur nga trazirat e mbrëmshme në rrugët e Shkupit.
Mëngjesin e sotshëm hapësira rreth qeverisë ishte e pastruar, punëtorët kishin rregulluar dëmet.

Para godinës nuk ka sigurim të shtuar të policisë.
Rrugët janë të qeta dhe komunikacioni funksionon normalisht. Sipas MPB-së, gjithsej janë 25 polic të dëmtuar, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska, diku rreth mesnatës i ka vizituar të lënduarit.
Nga MPB-ja nuk kanë informacione për protestues të lënduar. Sipas mediave, të paraqitur ka disa, nga të cilët njëri është anëtarë i lëvizjes “Lenka”.  Disa mediume thonë se ka pasur lëndime të rënda dhe të lehta.

Lajme të ngjashme

Back to top button