Administratorët të obliguar t’i nënshtrohen kursit për E-mësim

U promovua koncepti për e-mësim të administratës shtetërore.

Ky kurs përmban 30 orë mësimore për çdo administrator dhe është obligative, tha sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski.

‘Qëllimet e kurseve të reja elektronike është edukimi i vazhdueshëm si dhe përmirësimi i njohurive në këtë drejtim. Presim efikasiteti, mirësjellja, transparenca dhe shërbimi i administratës publike të jenë në nivel shumë të lartë. Çdo nëpunës shtetërorë është i obliguar ti nënshtrohet këtij kursi, ndërsa fillon të praktikohet kah fundi i këtij viti’ tha Ivanovski.

Projekti është hartuar me mbështetje britanike, ndërsa do të startojë në fund të vitit 2013. Të parët do ta shfrytëzojnë të punësuarit në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Kristofer Ivon, u shpreh se bëhet fjalë për projekt fleksibil, ndërsa siç tha asnjëherë mësimi në internet nuk mund ta zëvendësoj atë formal.

Kurset janë ndarë në leksione, për të cilat nëpunësi shtetëror do të ketë në dispozicion edhe literaturë të Maqedonisë edhe të huaj. Pas çdo përfundimi do të jepen provime dhe do të ndahen certifikata./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button