LG Watch Urbane është tashmë në dispozicion për t’u blerë (Video)

LG prezantoi smartwatch-in LG Watch Urbane në fillim të muajit mars, gjatë Kongresit Botëror të Telefonave.

Tani kompania njoftoi se ora mund të blihet nga dyqani online Google Store. Smartwatch-i në fjalë mund të bëhet i juaji për 349 dollarë dhe vjen në ngjyrë ari dhe argjendi, e pajisur me një rrip prej lëkure.

Për 349 dollarë ju do të mund të merrni një pajisje me ekran të rrumbullakët 1.3 inç P-OLED me rezolucion 320 x 320 pixel. Proçesori është një Qualcomm Snapdragon 400 SoC me shpejtësi 1.2 GHz, ka 4GB memorie të brendshme, 512MB RAM dhe bateri me kapacitet 400 mAh(3G) ose 700 mAh(4G).

Ora ka certifikim IP67, pra është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit. LG Watch Urbane ofron gjithashtu disa sensorë si akselerometër, barometër, xhiroskop dhe kompas.

LG Watch Urbane do të operojë me versionin më të fundit të platformës Android Wear./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button