Sa vite burg dënohen ata që fshehin vrasjen?

përgjimet e publikuara nga opozita maqedonase LSDM, në të cilën dëgjuam për vrasjen e të riut Martin Neshkovski, ngjallën shumë pakënaqësi të cilat rezultuan me protesta të qytetarëve para qeverisë gjatë pasdites së djeshme.

Juristë dhe avokat vlerësojnë që funksionarët duhet të mbajnë përgjegjësit për atë që kanë bërë, gjegjësisht për mbulim të krimit, i cili po ashtu vlerësohet të jetë krim.

Juristi Naser Zyberi thotë për Portalb se fshehja e veprës penale po ashtu është vepër penale dhe duhet të sanksionohet.

“Pa dyshim që secili duhet të mbaj përgjegjësi dhe fshehja e veprës penale është po ashtu vepër penale, por çfarë mund të bëhet kur vet MPB është e përfshirë në të, madje edhe kryeministri, dhe është normale që asgjë të mos ndërmerret lidhur me zbardhjen e këtij rasti. Kjo edhe një herë dëshmon politizimin e skajshëm të institucioneve shtetërore”, tha Zyberi.

Avokati Naser Raufi thotë se për këtë vepër penale sanksioni është minimumi 5 vite dënim me burg.

“Me këtë që dëgjuam sot arritëm në përfundim se funksionarët kanë keqpërdorur funksionin e tyre për të mbuluar vepër penale, dhe duke u bazuar në nenin 353 dhe në disa alinea që përmban ky nen, dënimi është mjaft i rënd, nga minimumi 5 vite e deri në 10 vite dënim me burg. Ata jo vetëm që kanë keqpërdorur funksionin e tyre ata po ashtu nuk kanë ndërmarr asgjë lidhur me zbardhjen e rastit që do të thotë se kanë bërë shkelje të rëndë ligjore”, tha Raufi për Portalb.

Profesoresha e fakultetit juridik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi, Mirjana Najçeska thotë se kjo dëshmon dyshimet e atyre që kishin mbi vrasjen e të riut Neshkovski.

“Bomba e e fundit e opozitës ka vërtetuar dyshimet që ishin prezentë tani më një kohë lidhur me vrasjen e Martin Neshkovskit. Dëgjuam se si qeveria është munduar që të gjejë mënyrën që për këtë krim të mos përgjigjet asnjë nga funksionarët e lartë”, tha Najçeska.

Lajme të ngjashme

Back to top button