Natë e tensionuar në Shkup, policia arreston disa protestues (FOTO-VIDEO)

23.40– Policia arriti të shtyp protestën. Disa nga protestuesit i detyruan të hynë në bibliotekën “Braqa Milladinovci”. Disa i arrestuan. Disa të tjerë ikën. Topat e ujit u larguan. Polici ende ka në qytet. Ata kanë marrë edhe qen.

Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski

23.30 Protestuesit përleshen sërish me policinë. Digjen disa kontenjer.

Protesta kontenjeri

23.15 Dramë e vërtetë nëpër rrugët e Shkupit. Si që lajmëron gazetarja e Portalb-it nga terreni, policia me ngulm tenton ta prish protestën. Shumica dhe janë larguar dhe kanë mbetur vetëm rreth qindra protestues në rrugë që kryesisht sillen në bulevardin “Arradhat e Partizanëve”. Policia me dhunë tenton ti largojë përderisa ata e gjuajnë policinë me objekte të forta. Raportohet për të lënduar.

Protesta

23.03- Protestuesit janë zënë në mes nga të dyja anët nga kordoni policor në rrugën “Arradhat e Partizanëve”.

22.45 – Si që lajmëron gazetarja e Portalb-it nga terreni, policia i ka shtyrë protestuesit nga Qeveria deri te Parku i qytetit. Protestuesit u munduan duke u ulur në asfalt te kisha afër Qeverisë të bëjnë rezistencë. Ka disa të arrestuar mes të cilëve aktivist nga lëvizja “Lenka”. Është lënduar një fëmijë prandaj erdhi edhe ambulanta.

Protesta Qeveri Protesta qeveri

22.30 – Policia ka formuar kordon policor dhe shtyp protestuesit drejt parkut të qytetit. Pas kordonit janë edhe topat e ujit. Protestuestit tentojnë të kundërvihen.

Protestaaa qeveria

22.00– Si që lajmëron gazetarja jonë nga terreni, policia përgatit topat e ujit dhe shtyp protestuesit të largohen nga ndërtesa e Qeverisë.

Protesta para Qeverisë5

Protesta para Qeverisë4

Protesta para Qeverisë2

Protesta para Qeverisë

Foto: Vanço Xhambaski
Foto: Vanço Xhambaski

Protesta para Qeverisë3

Protesta para Qeverisë6

20:31 – Protestuesit nuk largohen, vazhdojnë të shtyhen me policinë.

20:27 – Protestuesit thyejnë xhamat e Qeverisë.

Përmbledhje nga protesta e sotme para Qeverisë

 

19:57 – Protestuesit nuk largohen nga Qeveria. Ata vazhdojnë të gjuajnë ndërtesën me patate, vezë dhe domate.

 

Protestë masive para Qeverisë0

Protestë masive para Qeverisë00

19:36 – Protestuesit në këto momente kanë filluar të përleshen me policinë.

19:30 – Protestuesit vetëm shtohen. Qeverinë e lyejtën me të verdhë nga vezët e hedhura.

19:15 – Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me vezë ndërtesën e Qeverisë.

19:10 – Në këto momente është duke u zhvilluar protestë masive para qeverisë së Maqedonisë. Protestuesit thërrasin “Nikolla dil jashtë” , shajnë dhe e thërrasin atë diktator, “Vrasës”, “Dorëheqje!” etj. Situata vazhdon të mbetet e tensionuar.

Protestë masive para Qeverisë5

Protestë masive para Qeverisë4

Protestë masive para Qeverisë3

Protestë masive para Qeverisë2

18:43 – Vazhdon të rritet numri i qytetarëve që i bashkangjiten protestës, shtohet prezenca e policisë.

18:36 – Protestuesit kërkojnë nga policia që ti’u bashkangjiten protestave.

18:26 – Protesta e tanishme që është duke ndodhur para qeverisë po bëhet më masive, protestuesit nuk lejohen nga policia të futen në ndërtesën e qeverisë.

18:21 – Në këto momente është tensionuar situata para qeverisë, protestuesit tentojnë të futen në godinën e qeverisë.

Protestë masive para Qeverisë1

Protestë masive para Qeverisë

Protestuesit gjuajnë me vezë ndërtesën e Qeverisë1

Protestuesit gjuajnë me vezë ndërtesën e Qeverisë2

Protesta para Qeverisë së Maqedonisë444

Protesta para Qeverisë së Maqedonisë4444

Protesta para Qeverisë së Maqedonisë44444

Protesta para qeverisë 00

Protesta para qeverisë zzz

Protesta para qeverisë0

Protesta para qeverisë 000

Protesta para Qeverisë së Maqedonisë111 Protesta para Qeverisë së Maqedonisë111111

18:00 – Dhjetra protestues, qytetarë të revoltuar nga ajo që ndëgjuan sot me bombat e shpalluar nga lideri i LSDM-së, se polcia ka fshehur vrasjen e të riut 21 vjeçar Martin Neshkovski, janë mbledhur para qeverisë së Maqedonisë për ta shprehur mllefin e tyre nga e vërteta e vrasjes, njofton Portalb.

Numri i protesueve që tubohen para qeverisë vazhdimisht po shtohet. Ata me moton “Vrasës”, “Drejtësia do t’iu gjej edhe juve”, “Protestojmë kundër kësaj garniture shtetërore” që sipas tyre e ‘vrau te riun Neshkovski’.

Protestuesit i lëshojnë bisedat e përgjuara ku flet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska me zëdhënësin e policisë Ivo Kotevski.

Qeveria është rrethuar me forca te shumta policore.

 

Protesta para Qeverisë së Maqedonisë11

Protesta para Qeverisë së Maqedonisë00000

Protesta para Qeverisë së Maqedonisë01

Protesta para Qeverisë së Maqedonisë

Protesta para Qeverisë së Maqedonisë3

Protesta para Qeverisë6 Protesta para Qeverisë3 Protesta para Qeverisë4 Protesta para Qeverisë5 Protesta para Qeverisë

Lajme të ngjashme

Back to top button