Me gjithë ata të papunësuar, në Maqedoni ka 5.000 vende të lira pune

Në Maqedoni ka pothuajse 5.000 vende të lira pune, edhe pse përqindja e papunësisë në vend është pothuajse 30 për qind, shkruan portali “Faktor”, duke iu referuar të dhënave nga Agjencia për punësim.

Matjet e fundit statistikore treguan se në kuartalin e dytë të këtij viti, në sektorë të ndryshëm, siç janë industria përpunuese, tregtia, veprimtaritë shërbyese, shëndetësia dhe sektortë të tjerë ka 4.873 vende të lira pune. Numër më të madh të vendeve të lira të punës (1.347) ka në industrinë përpunuese dhe në tregëti (824).

Me mungesë të kuadrit adekuat ballafaqohen edhe kompanitë në segmentin menaxherial. Nga organizata e punëdhënësve thonë se mungojnë edhe menaxherë të trajnuar dhe të specializuar që do të udhëhiqnin me sektorët e kompanive, siç janë menaxherët për eksport, menaxherët strategjikë ose për shembull menaxherët për TI. Në treg ka nevojë edhe për 295 shkencëtarë dhe ekspertë.

Sipas matjeve të fundit të Entit për statistikë, më shumë vende të lira pune ka në rajonin e Shkupit, ndërsa në vendin e dytë janë rajoni lindor dhe ai i Vardarit.

Sipas të dhënave të Entit statistikor, përqindja e punësimit në nivel të Maqedonisë është 40 për qind ose gjithsej 668.957 të punësuar, ndërsa numri i të papunësuarve është 284.823 persona, ose 29.9 për qind. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button