Messi: Jemi gati për një përballje të madhe

Lionel Messi ka dalur pas një kohe të gjatë në një konferencë për shtyp. Messi është paraqitur me Enriquen në konferencën para ndeshjes me Bayernin. Superylli argjentinas ka qenë shumë i matur në deklaratën e tij duke treguar respekt të madh për bavarezët.

“Herën e fundit që jemi përballur me Bayernin ishte diçka e tmerrshme. Por tani jemi ndryshe dhe jemi gati për një përballje të madhe. Guardiola na njeh mirë neve në detaje, ne fituam shumë tituj me të. Bayern është një nga skuadrat më të mëdha në botë dhe sigurisht kjo përbën një fakt se çfarë ndeshje e madhe pritet. Si skuadër jemi të uritur për tituj dhe asgjë nuk do të jetë më e rëndësishme se sa suksesi kolektiv. Nuk mendoj se jemi favorit, por jemi gati për ndeshje të madhe” ka thënë Messi.

Lajme të ngjashme

Back to top button