Berisha-Rama, s’ka ceremoni për dorëzim-pranimin e detyrës

Edi Rama, rrugëtimin si kryeministër i ri i vendit do ta nisë me betimin mbi Kushtetutë dhe më pas do të ulet në karrigen e kreut të qeverisë. Ditën që do të ngjisë shkallët e katit të dytë të ndërtesës së Kryeministrisë, Rama do ta gjejë gjithçka gati për fillimin nga puna.

Sali Berisha e ka bërë gati të gjithë dokumentacionin për vijimësinë e rregullt të punës së qeverisë. Dosjet do t’i dorëzohen nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja.

Burime pranë kryeministrit bëjnë të ditur se nuk nuk do të ketë një ceremoni dorëzimi të pushtetit mes dy kryeministrave, por Lezhja do të merret me ceremonialin simbolik të rastit. Ditën që do të marrë detyrën e re, Edi Rama do të pritet në Kryeministri nga Sekretari i Përgjithshëm dhe shefja e Protokollit, Nadia Qesja, transmeton BW.

Burimet nga kryeministria thanë se Berisha nuk e ka të detyrueshme që të zhvillojë një ceremonial të posaçëm për pasardhësin Edi Rama dhe as ta presë në zyrë atë që t’i dorëzojë punën dhe ta urojë për detyrën e re. Ndaj Berisha nuk do të jetë në zyrë ditën që do të vijë Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button