Rita Ora paralajmëron albumin e dytë (Foto)

Emri i saj tashmë është i njohur botërisht. Rita Ora, këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare ka bërë të ditur se ka filluar të punojë në albumin e dytë.

Një gjë të tillë këngëtarja e ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’, në bisedë e sipër me fansat e saj.

“Next year is the plan Album 2”, ka shkruar këngëtarja ndër të tjera. Krahas punëve rreth albumit të dytë, Ora ende po shijon suksesin e albumit të parë “Ora”. E bashkë me të edhe koncerte e mbrëmje të shumta anekënd botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button