Nxënësit në protestë, MASH informon se sot është afati i fundit për paraqitjen e maturës

Nxënësit e viteve të fundit në gjimnaze, gjatë ditës së sotme në shkolla duhet të dërgojnë fletëparaqitje të re për dhënien e maturës shtetërore, e cila është publikuar në faqen e internetit www.matura.gov.mk.

Duke pasur parasysh se sot është dita e fundit për dërgimin e fletëparaqitjeve, për ata kandidatë të cilët nuk do të dorëzojnë fletëparaqitje në këtë afat do të vlejë fletëparaqitja e fundit e dorëzuar në shkollë. Provimet eksterne të maturës shtetërore në gjuhën amtare dhe për letërsi do të realizohen më 11 qershor, për gjuhë të huaja më 15, matematikë më 17 dhe kimi, fizikë, biologji, histori, biznes, filozofi dhe estetikë më 19 qershor.

Të gjitha provimet, siç kumtoi Qendra shtetërore për provime, fillojnë në orën 10. Rezultatet preliminare të provimeve shtetërore për kandidatët do të jenë në dispozicion më së voni 30 ditë nga zbatimi i provimit të fundit ekstern.

Qendra shtetërore për provime njofton se provimet e testeve shtetërore të maturës e cila në vitin 2014/2015 do të zbatohet në pajtim me Konceptin e deritanishëm të maturës shtetërore dhe provimit përfundimtar, do të bëhet vetëm në formë të shkruar dhe lënda e matematikës do të jetë zgjedhore për të gjithë nxënësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button