Studimi: Çiklistët profesionistë jetojnë më gjatë

Për çiklizmin profesionist është i njohur fakti se ka vdekje të parakohshme të çiklistëve, qofshin ato nga aksidentet tragjike në rrugë apo nga substancat e rrezikshme që përdoren për të rritur rendimentin në garime.

Por një studim i ri, që ka marrë për bazë pjesëmarrësit në Tour de France, ka arritur në konkluzionin se çiklistët profesionistë jetojnë më gjatë se meshkujt e tjerë, të angazhuar në aktivitete të tjera dhe mesatarisht 6.3 vjet më shumë.

Ekipi i drejtuar nga Eloi Marijon i Qendrës Kardiovaskulare në Paris, i zhvilloi studimet me të dhënat nga 786 çiklistë që kanë përfunduar të paktën një edicion të Tour de France prej vitit 1947 dhe që nga ky vit sipas të dhënave, deri më 1 Shtator 2012 kishin vdekur 208 nga 786 pjesëmarrës. Vdekshmëria për këtë grup njerëzish rezulton 41% më e ulët se pjesa tjetër e popullsisë. Jetëgjatësia është dukshëm më e lartë për këta çiklistë pavarësisht 3 periudha të njohura të dopingut, siç janë amfetaminat në vitet ’50-60’, steroidet anabolike në vitet ’70-80’ dhe EPO dhe hormonet pas viteve ’90.

Studiuesit në përpjekje për të dhënë një shpjegim të qartë për të gjithë për këtë zbulim mendojnë se te jetëgjatësia e çiklistëve mund të ndikojë jeta e shëndetshme, pasi shumë prej tyre vazhdojnë të merren me aktivitete sportive edhe pas tërheqjes dhe një pakicë pinë duhan.

Lajme të ngjashme

Back to top button