Ancelotti nuk e tregon sekretin për Juven

Carlo Ancelotti ka thënë fjalët e tij të fundit para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij Real Madrid, luan me kampionët e Serie A, Juventus.

“Unë kam vendosur për ekipin tim, por nuk dua t’iu them. Ne duam të luajmë një tjetër finale dhe ne jemi vetëm 180 minuta larg. Kam lexuar se Andrea Pirlo me konsideron si një baba mua, unë e konsiderojë atë si një vëlla”, nis deklaratën Carlo Ancelotti.

“Juventusi e fitoi titullin e ligës të shtunën dhe do të hyjnë të sigurt në ndeshje. Ata kanë shumë lojtarë me cilësi. Juventusi ka karakteristika shumë të ndryshme nga Atletico, atyre iu pëlqen të luajnë duke pasur posedimin”.

“Ne do të përpiqemi për të përgatitur sulme dhe të luajmë mirë në mbrojte. Ne gjithmonë luajmë me katër mbrojtës. Juve nuk probleme për të luajtur me tre apo katër mbrojtës, dhe kjo nga vë në dyshime, por s’ka shumë ndryshime”, shtoi trajneri italian.

Lajme të ngjashme

Back to top button