Maqedoni, shpalosen oraret e provimit të maturës

Qendra shtetërore e provimeve gjatë ditës së sotme dërgoi letër deri tek të gjitha shkollat e mesme të Republikës së Maqedonisë, me qëllim të informimit  të detajuar mbi strukturën, dinamikën  e aktiviteteve dhe procedurave për zbatimin (realizimin) pa pengesa të provimit të maturës shtetërore, i cili këtë vit shkollor 2014/2015 do të zbatohet në pajtueshmëri me Konceptin aktual për maturë shtetërore dhe provim përfundimtar, përkatësisht nënshtrimi i provimit – testet do të bëhen vetëm me shkrim dhe lënda e matematikës do të jetë lëndë zgjedhore për të gjithë nxënësit.

 

Sipas procedurave për organizimin dhe realizimin e pjesës eksterne të provimit të maturës shtetërore, nxënësit në vitet përfundimtare në arsimin e mesëm – gjimnaze  duhet gjatë ditës së sotme, përfundimisht me ditën e nesërme, e martë, 05.05.2015 në shkollë të paraqesin një kërkesë të re për dhënien e provimit të maturës shtetërore të publikuar në internet (ueb faqen)  www.matura.gov.mk. Për ata kandidat që nuk do të paraqesin  kërkesë brenda kësaj periudhe, do të vlejë kërkesa e fundit e paraqitur në shkollë.

Provimet eksterne të maturës shtetërore në vitin shkollor 2014/2015 do të realizohen sipas dinamikës  në vijim:

  • Gjuhë amtare dhe letërsi më 11 qershor;
  • Gjuhë të huaja më 15 qershor ;
  • Matematikë më 17 qershor ;
  • Kimi, fizikë, biologji, histori, biznes, filozofi dhe estetikë më 19 qershor.

Të gjitha provimet fillojnë në orën 10:00.

Rezultatet preliminare të provimeve eksterne,  kandidatët do ti kenë në dispozicion më së voni  30 ditë nga data e zbatimit të provimit të fundit ekstern.

Lajme të ngjashme

Back to top button