SH.F ’26 Korriku’, MASH-i sërish shkeli premtimet!

Shkolla fillore ’26 Korriku’ që gjendet në Shuto Orizarë të Shkupit filloi vitin shkollor. 

Kjo u bë edhe përkundër paralajmërimeve të drejtorisë se nëse Ministria e Arsimit nuk mban premtimin për ndërtimin e 8-9 klasave shtesë në oborrin e shkollës, viti shkollor do të nis në oborrin e shkollës.

Procesi arsimor ka filluar me kohë, ndërsa janë ngjeshur 78 paralele në vetëm 28 kabinete mësimore të shpërndara në disa ndrime, thotë drejtori Halit Sejdiu.

‘Procesi edukativo arsimor filloi me rregull, të gjitha përgatitjet ishin në nivel, kështu që kemi problem për lokal. 78 paralele janë të regjistruara në shkollën tonë, ndërsa shkolla disponon me 28 klasa, kështu që vetë numri tregon se sa problem kemi ne’ tha Sejdiu.

Sipas paralajmërive të zv.ministrit për arsim dhe shkencë, Safet Neziri të dhëna vitin e kaluar gur themeli i klasave është dashur të vendoset që në muajin shkurt dhe klasat të jenë gati këtë shtator.

Ndërsa tani siç na tha drejtori, u është premtuar një afat tjetër.

‘Prej Ministrisë së arsimit kemi premtime se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e 9 klasave në oborrin e shkollës dhe besojmë se së shpejti fillojnë punimet dhe na kanë premtuar se për tre muaj do të jenë gati’ përfundon Sejdiu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button