Shkëndija nuk ndalet, e fitoi edhe Renovën

Seria e fitoreve per skuadrën e Shkëndijës nuk ka të ndalur, pasi sot ka shënuar edhe një fitore, edhe atë ndaj rivalit të qytetit të Tetovës, Renova me rezultat 3-1. Derbi tetovar u luajt në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë para më shumë se 2 mijë shikuesve ku nuk munguan as “Ballistët”, tifo grupi i Shkëndijës.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epëris që në minutën e 9-të, me golin e shënuar nga braziliani Juffo.  Renova barazoi në minutën e 19-të, me autor Rexhepin.

Kroati Vrucina I dha epërsiën e dytë Shkëndijës , ndërsa braziliani i dytë te Shkëndija, Junior shënoi për rezultatin përfundimtarë 3:1.

Në këtë ndeshje kishte edhe dy kartonë të kuq, te Renova ishte ndëshkuar Saimir Fetai, ndërsa Demiri te Shkëndija shkaku i dy kartonëve të verdhë. /Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button