Vodafone tërhiqet nga biznesi në SHBA

Një prej transaksioneve më të mëdha në historinë e ekonomisë është afër përfundimit. Grupi i koncernit të telefonisë mobile britanike i shet pjesën e tij prej 45 për qind operatorit amerikan Verizon Wireless.

Gjigandi i telefonisë mobile Vodafone ndodhet në prag të shitjes së pjesës së saj më të vlefshme. Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve Bloomberg, partneri amerikan Verizon ka rënë dakord për blerjen e të gjitha aksioneve të kompanisë bijë të tij për rreth 130 miliardë dollar ( 98,5 miliardë euro). Vodafone do të marrë për pjesën e tij gjysmën kesh dhe gjysmën aksione, njoftoi Bloomberg vonë të dielën (01.09.), duke cituar njerëz të përfshirë në negociata, njofton DW.

Vodafone konfirmoi se bisedimet ndodhen në një fazë shumë të avancuar. Një deklaratë zyrtare e kompanisë sipas raporteve të medias pritet të hënën pas mbylljes së tregut të bursës në Londër. Marrëveshja duhet të miratohet edhe nga ana e bordeve të drejtorëve në të dyja kompanitë. Në të kaluarën përpjekjet për një transaksion kanë dështuar për shkak se dy kompanitë kishin pikëpamje të ndryshme për çmimin.

Marrëveshja është në interes të të dyja palëve

Verizon kishte shprehur interesim në disa raste në të kaluarën, për të marrë kontrollin e plotë mbi Vodafone. Kështu kompania do të kishte duart e lira për të përgatitur Verizon Wireless për luftën gjithnjë e më të ashpër në tregun amerikan të telefonisë mobile.

Britanikëve nga ana tjetër transaksioni i planifikuar do t’i sillte në arkë kapitalin për të cilin ata kanë nevojë urgejntisht. Vodafone është duke u përballur me sfidën për të marrë veten në biznesin evropian. Këtu Vodafone i është ekspozuar një presioni të fuqishëm të çmimeve për shkak të konkurrencës së ashpër ndër të tjera edhe nga ana e Telekomit Gjerman.

Lajme të ngjashme

Back to top button